Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Edhe pse stina e dimrit kaloi, shumica prej njerëzve akoma preken nga virozat e gripit dhe të ftohurës edhe tani. Me ndryshimet klimaterike ndryshon edhe organizmi i njeriut. Në rastet më të zakonshme të këtyre virozave përdoren antibiotikë të ndryshëm, ato me të vërtetë jua lehtësojnë gjendjen, por mund t’ju japin edhe efekte anësore.
Receta që do t’ju paraqesim në këtë postim ka përbërës të pasur me veti antibiotike. Ajo do t’ju lehtësojë kollën e vazhdueshme, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, dhimbjet e fytit, bronkitit kronik dhe do t’ju rrisë sistemin imunitar.
Përbërësit: 2 lugë mjaltë, 2 lugë uthull molle, 1 thelb hudhër, 1 filxhan ujë.
Së pari shtypni hudhrën dhe bëjeni në formë pureje. Më pas përzieni të gjithë përbërësit sëbashku. Lëreni masën të qëndrojë për 1 natë në një vend të errët dhe të ftohtë. Konsumoni nga një lugë çaji të përbërjes çdo 2-3 orë dhe gjendja juaj shëndetësore do të përmirësohet ndjeshëm të nesërmen./ www.shendeti.com.al /Burimi: mrhealthylife.com


