Sherr në spitalin e Fierit, qëllohen me grushte mjeku dhe infermieri

Spitali i Fierit

Një mjek i urgjencës dhe një infermier janë goditur me grushte nga disa persona të dehur në ambientet e spitalit rajonal të Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës pas një konflikti mes personave të dehur dhe mjekëve. Sipas policisë, mjekët janë goditur me grushte në kohën që ata ishin në shërbim.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pasi janë njoftuar nga mjeku dhe infermieri. Policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin në gjendje të dehur./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak