Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shoqata”Together for Life”, në kuadër të Fushatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me bazë Gjinore: “Burrat dhe Djemtë, pjesë e zgjidhjes:
Trego që je kundër dhunës”, çel pranë ambjenteve të Liceut Artistik të Tiranës konkursin e arteve pamore me tematikë promovimin e barazisë gjinore dhe luftën ndaj çdo forme diskriminimi gjinor.
Nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, do të jenë të pranishëm në çeljen e këtij aktiviteti.
Autorët e tre punimeve më të mira. do të kurorëzohen me çmime të cilat do të ndahen në perfundim të periudhës kohore të përcaktuar për lëvrimin e ideve dhe realizimin e tyre.
Gjithë të interesuarit janë të lutur të na bashkohen në këtë ditë të rëndësishme për gratë dhe vajzat e gjithë botës.


