Skandal/ Në krye të spitalit të Lushnjës një agronome

Kreu i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar sot atë që e cilëson një skandal të vërtetë në spitalin e Lushnjës, në krye të të cilit sipas tij është zgjedhur një zonjë që ka mbaruar me korrespondencë shkollën për ekonomi agrare.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Shehu shprehet se personi në fjalë nuk ka asnjë kualifikim sanitar dhe puna e saj në disa dekada nuk ka asnjë lidhje me sistemin shëndetësor.Spitali Lushnje

“Një zonjë, që ka mbaruar studimet e mesme për degën “mekanike” dhe ato te larta me korrespondence për “ekonomi agrare” emërohet në prag pensioni në atë detyrë të vështirë.
Personi ne fjale nuk ka asnjë kualifikim sanitar. Në disa dekada pune të saj në sektorin postal e prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor.

Unë nuk e di sa e aftë është ajo në profesionet e saj, por pa dyshim nuk plotëson kërkesat më minimale për të drejtuar një institucion shëndetësor, aq më shumë një spital.

Spitali i Lushnjës është një qendër me traditë të pasur klinike dhe me një staf të afte e dinjitoz.

Një emërim i tillë jo vetëm që nuk i shërben zhvillimit të asaj qendre, por dhe kontraston tërësisht me kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit.

Me të drejte kolegët lushnjarë më shprehën indinjatën dhe ofendimin që ndjejnë me emërime të tilla drejtuesish, tërësisht jashtë çdo kriteri profesional.

Në Lushnjë dhe kudo në vendin tonë tashmë ka mjekë a personel shëndetësor, të afte për të drejtuar me kompetencë institucionet e tilla. Jo të pakët janë dhe ata që kanë studiuar e janë diplomuar për menaxhim shëndetësor.

Respektimi i këtij principi është thelbësor për zhvillimin e sistemit tonë shëndetësor dhe për të ngritur dinjitetin e personelit të tij”, shkruan Shehu në Facebook.

 

 

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?