Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Gërhitja mund të jetë një fenomen me të vërtetë i pakëndshëm si dhe një faktor ndikues në marrëdhënien tuaj në çift.
Një nga gjërat kryesore që kontribuon në gërhitje është mukusi i tepërt. Prandaj, në qoftë se mund të zvogëloni sasinë e mukozës, do të lironi rrugët e frymëmarrjes dhe do të parandaloni gërhitjen.
Ky lëng do t’ju ndihmojë në eliminimin e mukusit të tepërt.
Përbërësit:
- ¼ e limonit
- 1 copë xhenxhefil
- 2 mollë
- 2 karrota
Përgatitja:
I tërë procesi i përgatitjes do të zgjasë jo më shumë se 6 minuta. Përzieni të gjithë përbërësit dhe pini lëngun e shëndetshëm natyral kundër gërhitjes.
Përdorimi: pijeni këtë lëng të mahnitshëm disa orë para gjumit për të eliminuar gërhitjen.
Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/https://shendeti.com.al


