Mjekët i dhanë ilaçe për bronkitin, ndërkohë që foshnjës i kishte ngecur një copë arrë në fyt

Blertina Koka / Shëndet+

Mbytet me një copë arre fëmija 1 vjeçe. Amelia Toçi ndërroi jetë dy  ditë më parë në spitalin pediatrik në Elbasan, pasi mjekët nuk arritën të identifikonin trupin e huaj që kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes të foshnjës. Vajza kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen më datë 20 mars, kur kishte pasur edhe ditëlindjen, dhe prindërit e saj e kishin çuar menjëherë në spital. Babai i saj, Engjëll Toçi, tregon se mjekët e kishin neglizhuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej vajza, dhe i kishin dhënë mjekimin e gabuar.femije

“Më 20 mars festuam ditëlindjen e vajzës, por pas festës gjatë mbrëmjes ajo nuk po ndihej mirë, nisi të merrte frymë me vështirësi dhe ne menjëherë e dërguam në spital. Mjekja e turnit e vizitoi vajzën dhe, pasi bëri recetën me medikamente, i bëmë edhe dy injeksione në spital, dhe më pas u larguam për në shtëpi. Mjekja më tha që, pasi të mbaronte kurën, të vinim sërish në spital për një tjetër vizitë për të parë gjendjen shëndetësore të vajzës”, tregon babai.

“Mjekët silleshin keq me ne. Na thoshin gjithmonë se nuk ka asgjë fëmija dhe se ne e tepronim. Mesa duket doktorët janë, jo një, jo dy, por tre ishin të paaftë për të shpëtuar jetën e një fëmije”, shprehet ai.

Tre mjekë të spitalit të Elbasanit janë vënë nën hetim për ngjarjen e rëndë, ku akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. Me kërkesë edhe të prindërve të vajzës, trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku është kryer autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes së vajzës.

Nga ekspertiza që i është bërë, ka rezultuar se vdekja e vajzës është shkaktuar nga një trup i huaj që i ka bllokuar valvulën e frymëmarrjes, dhe jo nga bronkiti, siç pretendonin mjekët./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar