Një kurë natyrale për infeksionet urinare!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

urineFemrat zakonisht janë më të prirura për t’u prekur nga infeksionet e traktit urinar, por kjo nuk do të thotë se meshkujt nuk kanë të tilla probleme. Nëse antibiotikët nuk ju ndihmojnë, infeksioni mund të kthehet në një problem shumë serioz dhe mund të dëmtojë veshkat.

Kjo është e rëndësishme, veçanërisht për gratë shtatzëna, sepse ndryshimet në sistemin urinar mund të çojnë në lindjen e parakohshme.

Një nga disavantazhet e antibiotikëve është se ata shkatërrojnë të dyja llojet e baktereve, të mira dhe të këqija. Metodat natyrore janë të sigurta për t’u përdorur, por edhe shumë efektive në trajtimin e këtyre infeksioneve. Kjo është një arsye pse shumë persona zgjedhin metodat alternative të trajtimit.

Studimet e fundit tregojnë se fara e grejpfrutit ndikon në traktin urinar. Hulumtimi i kryer në vitin 2005 tregoi rezultate që konfirmojnë se fara e grejpfrutit është shumë  efektive, edhe kur antibiotikët nuk kanë dhënë ndonjë rezultat për këtë problem. Hulumtimi gjithashtu ka konfirmuar se ekstraktet nga fara e grejpfrutit pengojnë rritjen e baktereve në traktin urinar.

Ekstrakti i ndodhur tek farat e grejpfrutit depërton nëpër membranën bakterore dhe liron përmbajtjen e baktereve të brendshme citoplazmë shumë shpejt, brenda 15 minutave, madje edhe në doza shumë të vogla, kur është holluar. Fara e grejpfrutit pengon rritjen e baktereve dhe zhvillimin e tyre.

Kjo farë përmban agjentë anti-fungale, të cilat kanë një avantazh ndaj antibiotikëve. Kur keni ndonjë infeksion të rrugëve urinare, ajo çfarë duhet të bëni është të konsumoni ekstrakt nga fara e grejpfrutit çdo ditë për dy javë, ose thjesht  mund të hani grejpfrut, do të jetë e mjaftueshme.

Burimi: http://www.holisticworldtricks.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?