Skandal/ Akseleratori linear u përurua para dy muajsh, ende nuk është vënë në përdorim

Denisa Canameti / Shëndet+

akseleratori linear

Akseleratori linear ende nuk i ofron shërbim pacientëve. Edhe pse u përurua nga kryeministri i vendit, Edi Rama, në shkurt të 2016-s, akseleratori ende nuk është vënë në përdorim. Kjo aparaturë ka kushtuar 315 milionë lekë, nga ku do të përfitojnë rreth 60 pacientë në ditë dhe rreth 640 pacientë në vit. Në përurimin që iu bë në shkurt, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se akseleratori linear do të vihej në punë ditët e para të muajit mars.

Megjithatë, ende sot, akseleratori linear nuk ka filluar punë. I kontaktuar nga gazeta Shëndet + lidhur me këtë çështje, shefi i shërbimit të onkologjisë, Agim Sallaku është shprehur se mosvënia në funksionim e kësaj aparature lidhet me faktin se ende është në proces verifikimi.

“Akseleratori linear po bën një proces verifikimi. Nga dhjetori që përfundoi instalimi dhe deri tani në fund të prillit është proces mbledhje të dhënash, sikur po rrezatohet njeriu por virtual, nuk është njeriu, janë prova. Deri tani janë vetëm prova. Sot kanë ardhur dy ekspertë për një trajnim të stafit për një tip softëeri , javës tjetër vijnë të tjerë dhe javës tjetër vjen agjensia për konfirmim përfundimtar që të na thonë: nisni punës. Në shërbim të pacientit pas datës 22-23 prill” u shpreh Sallaku. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha