Shenjat e zakonshme që tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina (dhe mbeturina të tjera)

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjithë hasemi pranë ambienteve të ndotura apo përdorim produkte që përmbajnë pesticide, hormone dhe helme të tjera. Për më tepër, duhani dhe medikamente të tjera mund të përkeqësojnë organizmin më shumë. Këto rrethana të jashtme dhe brendshme mund të çojnë në akumulimin e toksinave apo mbeturinave të tjera në trup, prandaj është mirë që të njihni shenjat e para që dërgon trupi në rast problemesh të tilla:

shenja per toksinaYndyrë e akumuluar rreth barkut: yndyra e tepërt në zonën e barkut tregon se trupi është i mbushur me toksina, pasi ato pengojnë aftësinë e tij për të rregulluar nivelet e glukozës dhe kolesterolit.

Probleme me lëkurën: sasia e tepërt e toksinave në trup mund të çojë në inflamacion të lëkurës, lëkurë të mbushur me akne dhe pucra si dhe probleme të tjera me lëkurën.

Dhimbje koke: toksinat e pranishme në trupin e njeriut irritojnë sistemin nervor dhe shkaktojnë dhimbje koke (kryesisht në pjesën qëndrore).

Nivele të ulëta të energjisë: niveli i lartë i toksinave në trup ju shkakton debulesë, lodhje kronike etj.

Probleme me qarkullimin e gjakut: kjo është një tjetër shenjë që lëshon trupi kur është i mbushur me toksina.

Probleme me tëmthin: akumulimi i toksinave në trup çon në bllokimin e fshikëzës së tëmthit.

Gjuhë e bardhë ose e verdhë: ndryshimi i ngjyrës së gjuhës është një tjetër shenjë që tregon për toksina në trup./ www.shendeti.com.al /Burimi: Healthy Food Team

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin