Më kanë dalë iriqë në zonën intime, si t’i kuroj?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/FB: Gazeta Shëndeti

Përshëndetje! Ju kam shkruar edhe më përpara. Para një viti e gjysmë më dolen disa iriqa tek zona intime. Bëra pap testin, të gjitha analizat dhe përfundimi ishte që duhet të digjja iriqin kryesor që supozohet ishte “nëna” në mënyrë që të eliminoheshin të tjerat. E bëra, u zhdukën për një periudhë kohe. Tani kam dy muaj që ato më kanë dalë përsëri. Kam provuar çdo metodë me ujë me sodë, betarin. Edhe shpëlarje me uthull molle përditë.  Çajra pi pafund, shpëlarjet me ato që përmenda, i bëj çdo ditë. Më ndihmoni ju lutem me ndonjë metodë si t’i zhduk përfundimisht. A janë këto shenja rustem celami (2)kancerogjene që nuk zhduken, sepse nuk e marr më nismën për të shkuar nëpër spitale ku veç të ngarkojnë me antibiotikë pa fund dhe gjë nuk zgjidhin. Faleminderit.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku obstetër-gjinekolog Rustem Celami

Përshëndetje, zonjushë/zonjë. Së pari, referuar të dhënave të atyre që ju thoni, etiketimi “iriq” nuk është i qartë. Por duke supozuar që mund të ketë qenë një nga sëmundjet veneriane me origjinë virale, atëherë duhet nisur nga marrja e të dhënave të plota nga ana juaj. Pra, historinë e sëmundjes, ku përfshihen edhe të dhëna për shëndetin seksual. Pastaj duhet bërë një vizitë që të vizualizohet dhe ekzaminohesh. Është e nevojshme të shikojmë shtrirjen e tyre, formën, madhësinë, konsistenca dhe dhimbshmërinë (nëse keni) .

Përderisa ju keni kryer edhe një trajtim të mëparshëm, kjo kërkon gjetjen e shkakut të kësaj rishfaqje dhe trajtimin profesional të tyre.

Ekziston mundësia që edhe pasi të trajtohen, përsëri ato mund të rishfaqen në varësi të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Trajtimi që ju keni bërë në mënyrë personale, nuk duhet ta bëni dhe ta vazhdoni më gjatë, sepse jo vetëm nuk do të japë efekte, por mund të dëmtojë florën bakteriale normale të ekosistemit vaginal.

Pra, si përfundim ju këshilloj që të bëni një vizitë te mjeku/ja specialiste në mënyrë që të merrni informacionin e duhur. Të diagnostikoheni dhe të merrni trajtimin profesional.

Shërim të shpejtë!

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës