Transport pa kushte i mishit dhe qumështit, AKU gjoba në Durrës

Blertina Koka / Shëndet+

Durres, asgjesimi i qumeshtit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion të gjerë për kontrollin e mjeteve që transportojnë produkte ushqimore, për të evidentuar nëse ka raste të shkeljes së ligjit në transportin e ushqimeve shtazore dhe jo-shtazore.

Aksioni ka nisur në Durrës, ku janë vërejtur 3 raste me shkelje të hapur të ligjit për transport të këtyre produkteve, ndaj të cilëve janë marrë edhe masa. Kompanisë me emër ligjor Jorgji Mihani, që merret me tregtimin dhe përpunimin e qumështit, i është vënë 100 mijë lekë gjobë. Gjithashtu është kryer konfiskimi i një sasie prej 180 litra qumësht në një makinë transporti që tregtonte qumësht dhe bulmet, pasi produkti nuk ruhej në temperaturën e duhur, shoferi i automjetit nuk ishte i pajisur me librezën shëndetësore  dhe vetë subjekti në emër të të cilit transportohej, nuk kishte nipt apo kod fermeri.

Drejtori i Pergjithshem i AKU-se, Z.Isuf Shehu, gjate nje mbledhjeje me Drejtoret e AKU ne qarqe

Autoritetet e AKU-së kanë sekuestruar edhe një sasi prej 21 kg mish në një tjetër makinë transporti, pasi nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore. I gjithë aksioni i ndërmarrë nga DRAKU Durrës është mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, ndërkohe që vetëm ditën e diel, janë kontrolluar 18 automjete që transportonin produkte ushqimore, kryesisht me origjinë shtazore, ndërsa 15 kanë rezultuar brenda parametrave të lejuara.

AKU njofton se do të kryhen kontrolle të mjeteve që transportojnë produkte ushqimore edhe në qarqe të tjera të vendit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus