Video/ Drejtori i Spitalit shkarkon punonjësit me “letër me vrimë”

Plas skandali te një tjetër drejtor i Beqajt. Këtë herë jemi në Spitalin e Gjirokastrës, ku drejtori i këtij spitali ka vendosur të shkarkojë punonjësit që iu bie shorti. Drejtori Krenar Kulla ka mbledhur rreth 40 punonjës dhe ka hedhur short me letër, ku në 10 prej tyre ishte shkruar “Largohu” dhe në 30 të tjera “Qëndro”.

Ziliha Vococ është një ish-punonjëse që tërhoqi letrën ku shkruhej “Largohu”. Ajo ka punuar si sanitare për 27 vjet në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Vococ denoncoi rastin për “Fiks Fare” dhe thotë se “nuk kishim guxim ta kundërshtonim shorteun, asnjëra nga punonjëset e pranishme nuk foli”.

Sot është në hall, pasi ishte e vetmja që sillte një rrogë në familje, ka dy djem pa punë, bashkëshortin pa pune dhe një kredi për të larë. Vetë ish-sanitarja e spitalit të Gjirokastrës shkon në zyrën e drejtorit të spitalit, Krenar Kulla. Në bisedë me të, drejtori e pranon se është organizuar një short dhe se ishte në hall së kishte tre muaj që e zvarriste këtë punë, se nuk dinte kë të hiqte e ke të mbante. Kur bashkëshorti i ish-sanitares i kërkon drejtorit që t’ia shpjegojë edhe një herë si e bëri shortin, drejtori i përgjigjet se bashkëshortja e tij e di shumë mirë.

Për më tepër, shikoni videon.

http://www.dailymotion.com/cdn/H264-1280×720/video/x41z659.mp4?auth=1460012728-2562-f7yini7i-adfbaec789cac142205113e7a520a5a5

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak