Studim/ Të kënduarit në kor, kurë për kancerin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se të kënduarit në kor mund të rrisë sistemin imunitar dhe të trajtojë stresin, madje mund të jetë edhe një kurë e mirë për personat që vuajnë nga kanceri. Kërkuesit shkencorë tek shoqata e bamirësisë “Tenovus Cancer Care” kanë bashkëpunuar me Kolegjin Mbretëror të Muzikës dhe Kolegjin Imperial për të zbuluar nëse të kënduarit në kor për një orë mund të ketë efekte pozitive në shëndetin e një personi.kori

Dr. Ian Lewis, drejtori i kësaj shoqate, u shpreh se ky studim është i pari që vërteton se të kënduarit ndikon tek sistemi imunitar.

“Të kënduarit në kor ka një sërë përfitimesh sociale, emocionale dhe psikologjike, dhe tani kemi zbuluar se ka edhe efekte biologjike gjithashtu. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe mund të ndihmojë në mënyrën se si do t’i mbështesim njerëzit me kancer në të ardhmen,” shpjegon ai.

Për të vërtetuar teoritë e tyre, kërkuesit shkencorë morën mostra të pështymës nga 193 këngëtarë nga 5 kore të ndryshme, të cilët kënduan për një orë. Të gjithë këta vullnetarë në një mënyrë a tjetër ishin të lidhur me kancerin: disa vuanin nga kjo sëmundje, të tjerët kujdeseshin për pacientë ose kishin humbur një mik apo të afërm për shkak të kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Ekipi më pas testoi mostrat për kortisolin (hormonin e stresit) dhe molekulat që ndihmojnë trupin të luftojë sëmundje të ndryshme. Në fund hulumtuesit zbuluan se pas këndimit të gjithë vullnetarët filluan të ndiheshin më mirë si nga ana mendore ashtu edhe fizike.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë