Dita Botërore e Shëndetit 2016, OBSH: “Të luftojmë diabetin”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

7 prilli shënon Ditën Botërore të Shëndetit. Kjo datë e rëndësishme është vendosur për herë të parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1948, për të paralajmëruar njerëzit në lidhje me probleme të ndryshme me shëndetin, duke filluar nga ushqimi deri tek tensioni i gjakut.Diabeti

Këtë vit OBSH i kushton vëmendje ‪‎Diabetit, një problem në rritje. Sipas OBSH-ës, bota po përballet me një përhapje të frikshme të diabetit, i cili ka prekur 1 në 11 të rritur në të gjithë botën. Numri i të prekurve nga diabeti është katërfishuar që nga viti 1980, duke arritur në 422 milionë (lexo më shumë këtu).

Diabeti është shkaku kryesor i verbimit, i mosfunksionimit të veshkave dhe i therjeve në këmbë. Nëse keni diabet, rreziku i sëmundjes së zemrës tek ju është katërfish më i lartë se sa te të tjerët.

Si ta kuptoj nëse kam diabet?

Disa nga shenjat fillestare paralajmëruese të diabetit janë:

  • Probleme me lëkurën
  • Etje e tepërt
  • Uri e tepërt
  • Rënie në peshë
  • Probleme me shikimin
  • Lodhje dhe dobësi (lexo më shumë këtu)

Cilët rrezikohen të vuajnë nga diabeti i tipit 2?

  • Njerëzit mbi moshën 45 vjeç.
  • Ata që e kanë diabetin të trashëguar nga familja.
  • Ata që vuajnë nga mbipesha.
  • Ata që nuk kryejnë aktivitet fizik të rregullt.
  • Disa grupe etnike dhe racore.
  • Gratë që kanë pasur diabet shtatzënie apo që kanë lindur fëmijë mbipeshë.

Si të ushqehemi kur kemi diabet?

Nëse vuani nga diabeti, duhet të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në mënyrë që të mbani nën kontroll sëmundjen. Disa ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, mbrojnë zemrën dhe shikimin. Këto janë 10 ushqimet që duhet të konsumohen nga diabetikët për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

 

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)