Efektet negative të përdorimit të sheqerit

Sipas një artikulli në revistën “Hello” tregohet se sheqeri nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese dhe kjo është arsyeja pse është quajtur rregullisht si kalori ‘boshe’ ,sepse nuk përmban proteina, yndyrna esenciale, vitamina ose minerale. Sasitë e mëdha të sheqerit janë të lidhura me ngritjen e nivelit të insulinës, të cilat rrisin rrezikun e diabetit. Rritja e sheqerit është një faktor i madh kudo në botë për shfaqjen e obezitetit.

Ein Schälchen mit Zucker & Löffel...

Trupi e kthen  tepricën e sheqerit në yndyrë, duke vënë në rrezik edhe sëmundjet e mëlçisë dhe zemrës. Sheqeri është gjithashtu shumë i keq për dhëmbët, sepse i krijon mundësinë baktereve të mbeten në gojë. Ngrënia e ushqimeve dietike pa sheqer na ndihmon të humbasim peshë më lehtë. Sheqeri metabolizohet shpejt në gjak, duke çliruar insulinën. Ushqimet që ulin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, të tilla si drithërat dhe perimet ruajnë nivelin e energjisë tuaj të ekuilibruar, duke ndihmuar që të ndiheni më të plotë në periudha të gjata kohore. Reduktimi i sheqerit përmirëson dukshëm shëndetin  fizik si dhe zvogëlon rrezikun e diabetit. Pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer në ditë ,në fakt mund të dyfishojë rrezikun e diabetit në krahasim me një person që pi më pak se një pije me sheqer në ditë.
“Ndërprerja e sheqerit në dietën tuaj mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen tuaj shpirtërore dhe fizike. Njerëzit të cilët konsumojnë shumë sheqer shpesh vuajnë nga sëmundja e sheqerit në gjak. Sheqeri gjithashtu mund të bëhet shkaktar i shfaqjes së ankthit dhe shpërthimeve emocionale”, thuhet në këtë studim.
Pergatiti. Atila Islamaj

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak