Ja çfarë nuk dini rreth ujit me limon!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

uje limonPothuajse të gjithë kanë mjaft informacion rreth ujit me limon dhe benefiteve që ai i sjell trupit dhe shëndetit në tërësi. Por, pavarësisht informacioneve që mund të keni ka ende për të zbuluar rreth ujit me limon dhe asaj që i bën shëndetit konsumimi i kësaj pije kati gati magjike.

Përveç stimulimit të humbjes së peshës, uji me limon sjell edhe përparësi të tjera sidomos kur kur kombinohet me ujë të nxehtë. Ai mund të kurojë nauzet, urthin dhe parazitet. Limoni ndihmon zorrët për shkatërrimin e mbeturinave, duke përfshirë edhe parandalimin e kapsllëkut.

Limoni zvogëlon sasinë e prodhimit të mukusit në trup, ndihmon në shpërndarjen e gurëve të tëmthit dhe vepron si pastrues për mëlçinë dhe detoksifikimin.

Limoni është një antiseptik natyral që mund të trajtojë probleme të lëkurës. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila është pjesërisht përgjegjëse për një lëkurë të shëndetshme dhe mund të ndihmojë në eleminimin e rrudhave dhe pikave në lëkurë.

Uji me limon është gjithashtu i mirë për kujdesin dentar. Përdorimi i ujit limon në dhëmbë, mund të lehtësojë dhimbjen. Përdorimi i ujit limon në mishrat e dhëmbëve mund të ndalojë gjakderdhjen. Por kini kujdes, limoni mund të shkaktojë dëme në smaltin e dhëmbëve, kështu që mos e teproni me përdorimin e tij.

Limoni ndihmon në trajtimin e infeksioneve të fytit, të tilla si dhimbje të fytit. Vetëm shtrydhni një gjysmë limoni me një gjysmë gotë me ujë dhe bënii gargarë. Dhimbja e fytit së shpejti do të zhduket.

Burimi: http://www.healthyandnaturalëorld.com/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët