Çfarë thotë ngjyra e syve për ju?! A ju rezultoi e vërtetë?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shkencëtarët në Universitetin e Orebro, në Suedi kanë kryer një studim ku ishin të pranishëm 428 persona. Sipas studimit u konstatua se ngjyra e syve është e ndikuar nga të njëjtat gjene që formojnë lobin frontal të trurit dhe u rezultua se ekzistonin sjellje dhe personalitete të përbashkëta të njerëzve me të njëjtën ngjyrë sysh.

Dr Anthony Fallone, nga Universiteti i Edinburgut ka qënë njëri nga shkencëtarët që ka studiuar për lidhjen midis ngjyrës së syve dhe personalitetit të njeriut për një kohë relativisht të gjatë. Sipas tij, syri është i lidhur me trurin dhe prandaj tregon shumë në lidhje me personalitetin tonë.

Sy të zinj

sy te zinj

Njerëzit me këtë ngjyrë sysh janë lidera të lindur dhe kanë personalitet shumë të fortë. Ata përcepthen si të fshehtë dhe misteriozë. Njerëzit me ngjyrë të errët të syve konsiderohen si më të mirët në sportet që kërkojnë një shikim të mprehtë e objektiv, si psh tenisi.

Sytë blu

sy blu

Tregojnë për një forcë të madhe fizike e të brendshme. Ndonjëherë duken të turpshëm, të dobët e të pasigurtë, por janë shpesh herë janë egoistë dhe mjaft konkurues.

Sytë gri

sy gri

Njerëzit me këtë ngjyrë sysh janë shumë të rrallë. Personat me sy gri janë të mirë ekuilibruar dhe shohin gjithmonë të dyja anët e medalies. Kanë dhunti të shumta dhe duan të jenë gjithmonë të realizuar në fushat e tyre.

Sytë hazel

sy hazel

Kjo ngjyrë sysh ndryshon nga kafe e hapur në të gjelbër, dmth i përmban të dyja nuancat e ngjyrave. Njerëzit me këtë ngjyrë “të pazakontë” janë shumë të veçantë. Këta njerëz janë të sigurtë, të pavarur dhe spontan.

Sytë kafe

sy kaf

Kjo është ngjyra më e përhapur tek sytë e njerëzve. Njerëzit me sy kafe janë të respektueshëm, besnikë, të butë, por jo të nënshtruar. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Oksfordit, thuhet se njerëzit me sy kafe flenë deri në 2 orë më pak sesa ata me sy me ngjyrë.

Sytë jeshil

sy jeshil

Njerëzit me sy jeshilë janë të njohur si “ikona të bukurisë”. Ata janë tërheqës, misteriozë dhe krijues. Ata kanë shumë vetëbesim dhe shpesh herë janë të paparashikueshëm në vendimet që marrin.

Burimi: Little Things

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet