Deputetët t’i kërkojnë llogari Ilir Beqes, jo të bëjnë teatër me pacientët

Kleo Muco

Egla Bardhi

Rasti i 13-vjeçarit Kleo Muça dhe deklarata tmerruese e babait të tij se do t’i shiste vëllanë për ta shëruar, duket se ka “sensibilizuar” deputetët e parlamentit për ta ndihmuar. Madje edhe spitale private të cilat po rrjepin buxhetin e shtetit shqiptar, kanë ofruar ndihmën e tyre.

Taulant BallaTaulant Balla do ta ndihmonte këtë djalë dhe gjithë shqiptarët duke i kërkuar llogari ministrit Ilir Beqaj për situatën katastrofë që ka krijuar në shëndetësi. Mos bëni teatër me njerëzit e sëmurë, por jepuni shërbim shëndetësor që e meritojnë me ligj.

Rastet të cilat janë bërë publike ne media, si rasti i Kristi Mazes apo edhe rasti i 13-vjeçarit Kleo Muça dhe plot raste të tjera, ministri Beqaj i ka sfiduar duke mos ua zgjidhur problemin, edhe pse këta pacientë meritojnë të trajtohen falas në spitalet publike sipas ligjit për Kujdesin Shëndetësor.

Në sistemin shëndetësor pacientët nuk marrin shërbimet shëndetësore, sepse përballen çdo ditë me mangësitë të mjekimit, ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve mjekësore.

Për këtë situatë, deputeti Taulant Balla dhe shokët e tij duhet t’i kërkojnë llogari Ministrisë së Shëndetësisë si përgjegjësja kryesore e mungesës së aksesit që pacientët kanë në spitalet publike.

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet