Koncensionet e shëndetësisë, në prokurori edhe kushëriri i parë i Ilir Beqajt

Koncensionet e shëndetësisë çojnë në Prokurorinë e Tiranës zyrtarë të lartë të Shëndetësisë. Pas dëshmisë së zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, ditën e martë, personat e tjerë që do të merren në pyetje janë edhe Genci Byrazeri, Arben Gjata dhe Petro Mersini, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Ilir BeqajGenci Byrazeri është edhe djali i hallës i ministrit Beqaj. Pavarësisht këtij konflikti interesi, Byrazeri ka marrë pjesë në koncensionet e dhëna miliona dollarëshe, ndërkohë që nga vetë ministria nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë çështje shqetësuese, e ngritur shpeshherë nga mediat.

Prokuroria gjatë kësaj periudhe ka sekuestruar disa materiale në Ministrinë e Shëndetësisë, që kanë të bëjnë pikërisht me tenderat e check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Burime nga grupi hetimor u shprehën se do të merren në pyetje të gjithë zyrtarët që kanë firmosur për këto koncesione dhe nuk është i përjashtuar askush. Hetimi për këtë çështje filloi kryesisht nga Prokuroria, pas denoncimeve në media për shkelje ligjore në këto tendera.

Ende nuk dihet nëse këto thirrje në prokurori janë thjesht për të krijuar pak idenë se po hetohet, apo vërtet do të ketë përgjegjës përpara ligjit./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak