Studentët e pavaksinuar nuk do të regjistrohen në universitete

Ligji i ri për parandalimin e sëmundjeve infektive parashikon që studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta do të duhet që paraprakisht të dorëzojnë vërtetimin se kanë bërë vaksinat, në të kundër do t’i refuzohet regjistrimi në Universitet.universiteti i Tiranes

Ky detyrim aplikohej për fëmijët që shkonin në kopshte e në shkollë, ndërsa tani për herë të parë shtrihet edhe në universitete. Ligji parashikon që të gjithë studentët që dëshirojnë të regjistrohen për në arsimin e lartë duhet të kenë bërë të gjitha vaksinat sipas kalendarit, një rregull ky që ngjason me praktikat evropiane.

“Për çdo fëmijë që hyn për herë të parë në çerdhe, kopsht, shkollë apo institucione të arsimit të lartë, është e detyrueshme pajisja e tij, nga institucionet shëndetësore, me një dokument që vërteton vaksinimin e kryer sipas kalendarit përkatës. Pajisja me këtë dokument dhe ruajtja e tij nga drejtoritë përkatëse të institucioneve të mësipërme është e detyrueshme”, thuhet në nenin 18 të këtij ligji.

Në dokumentet që do të dorëzohen për studimet e larta duhet të jetë kartela e vaksinave. Këto kartela do të verifikohen dhe në rast se nuk është përmbushur i gjithë kalendari, do të rekomandohen edhe vaksinat që duhen bërë. Ky ligj ka hyrë në fuqi vetëm prej 1 muaji dhe pritet që të nxirren aktet nënligjore.

Burimi: BalkanWeb

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni