Pamje nga urgjenca e QSUT: Si “përplasen” pacientët nga barela në krevat

Denisa Canameti / ‘Shëndet+’

urgjence

Duket se kaosi që shkakton mosrespektimi i rregullit “Një i afërm për çdo pacient” nuk është vetëm për faj të pacientëve. Nga fotot e mbërritura në redaksinë e “Shëndet +” denoncohet fakti që për transferimin e një pacienti nga barela në krevat duhet ndihma e familjarëve, sanitarëve, infermierëve si dhe rojës së spitalit. Stafi i trajnuar për ta bërë këtë punë nuk duket askund.

Fotot gjithashtu vijnë të shoqëruar me një koment i cili thotë:

Përpos shumë problemeve që ka shëndetësia, transferimi i pacientit mund të jetë më i parëndësishëm. Por,  në të vërtetë, edhe transferimi i pacientit me ambulancë apo nga barela në krevat, si ky rast, ka rëndësi jo vetëm për sigurinë e pacientit, që mund të dëmtohet ose bie në tokë gjatë këtij transferim,i por rriskon nga dëmtimet  personelin shëndetësor.

Mjeku dhe infermierja vendosin në risk shëndetin e tyre dhe këtë e bëjnë sepse nuk kane alternative tjetër. Drejtoria e spitalit QSUT, si spitali më me fluks në vend, nuk e shikon të përshtatshëm ekipin që duhet të jetë i trajnuar për transferimin e pacientit.

 Sikur kjo është problematika më e madhe. Shëndetësia ka mungesa nga A në ZH. Dhe Beqaj mendon për koncesionin e radhës, jo për kujdesin cilësor ndaj pacientit, duke bërë reformë reale dhe jo pseudoreformë koncesionale në shëndetësi” mbyllet komenti./ https://shendeti.com.al/

urgjence1

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet