Shoqata “Together for life” flet për të drejtat e pacientëve në Parlamentin Evropian

Në kuadër të 4 Majit, Ditës Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, gazeta “Shëndet +” dhe Shoqata “Together for Life” marrin pjesë në prezantimin e Fushatës Evropiane të Komunikimit për të Drejtat e Pacientëve në Kujdesin Shëndetësor Ndërkufitar “Të drejtat e pacientëve nuk kanë kufij” në Parlamentin Evropian në Bruksel.

parlamentin evropian

Kjo fushatë komunikimi është iniciativë e “Active Citizenship Network” (Rrjeti i Qytetarisë Aktive), e cila do të përfshijë 14 vende anëtare të BE-së, si: Austrinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Irlandën, Holandën, Poloninë, Bullgarinë, Qipron,  Maltën,Sllovakinë dhe Spanjën.

Në këtë edicion të 10-të të Ditës Evropiane për të drejtat e pacientëve, fokusi do të vihet tek menaxhimi  i reduktimit të  mbetjeve dhe joefikasiteti në sistemet e kujdesit shëndetësor, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientit”.

Në këtë takim të rëndësishëm për  sistemin e kujdesit shëndetësor evropian, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve publike dhe jopublike evropiane, ne përfaqësohemi nga Arlinda Gjypi, Kryeredaktore e gazetës “Shëndet+” dhe koordinatore e projektit: “Vepro tani! Denonco korrupsionin në sistemin shëndetësor!” mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit  për Demokraci i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë