Përgjigjja nga mjekja Lumturi Mërkuri:
Përpiquni të çoheni në të njëjtën kohë në mëngjes, përfshi dhe ditët e pushimit. Nëse bëni gjumë të mjaftueshëm, ju duhet të zgjoheni natyrisht pa një alarm. Por nëse keni nevojë për një orë me zile të zgjoheni në kohë, vendoseni dhe ngrihuni në të njëjtën kohë çdo ditë. Kjo ndihmon të vendosni orën tuaj të brendshme. Trupi është si orët që punojnë mirë, kur punojnë sipas një rregulli. Mbani një orar të rregullt fjetje/zgjim dhe kjo do të sigurojë ritmin tuaj natyror gjumë-zgjim.
Ritmi është një nga strategjitë më të rëndësishme për arritjen e gjumit të mirë. Nëse ju mbani një orar të rregullt gjumi, duke shkuar në shtrat në të njëjtën kohë çdo ditë dhe duke u çuar në të njëjtën kohë, do të ndiheni shumë më të freskët dhe energjik se nëse flini të njëjtin numër orësh, por në kohë të ndryshme.


