Mënyrat më të mira natyrale që parandalojnë shfaqjen e kancerit të gjirit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Hulumtuesit kanë vlerësuar se numri i kancerit të gjirit në SHBA ka arritur shifrën prej 231.840 rastesh në vit tek femrat dhe 2350 raste tek meshkujt. Shifrat janë alarmante, prandaj edhe kujdesi per parandalimin e kësaj sëmundje duhet të jetë maksimal. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme për ta parandaluar atë është identifikimi dhe mospërdorimi i produkteve që përmbajnë kimikate dhe mund të nxisin rritjen e qelizave kancerogjene.

kanceri i gjiritPër shembull, ju duhet të dini se parabeni është substanca më e përdorur në kozmetikë, në kremrat kundra diellit dhe deodorantë. Ky është një element shumë i rrezikshëm kimik që përveç se shkakton probleme në lëkurë, rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit.

Sipas një studimi shkencor të bërë nga Qendra e Shëndetit “LSU” në Nju Orlean, thuhet se disa përbërës si kurkumi, spirulina, resveratoli etj janë përbërës shumë të mirë në parandalimin e kancerit. Ato jo vetën e pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene në 80%, por mund të çojnë dhe në eleminimin e qelizave ekzistuese të tij.

Për të luftuar kancerin ose çdo lloj sëmundje tjetër, ju duhet të kujeseni për një dietë të shëndetshme ushqimore, duhet të shmangni produktet e dëmshme me kimikate e toksina etj.

Burimi: Choose Healthy life

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë