Qershia, fruti i “lëkurës së bukur” dhe që parandalon disa sëmundje

Përshtati në shqip pqë gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Qershitë janë një ndër frutat më të preferuara të këtij sezoni, ato janë të ulëta në kalori, por të pasura me shumë vlera ushqyese. Qershitë kanë në përbërje të tyre element si antocianinë, melatoninë, vitamina A, C, perililë, acid elagik etj. Elemente këto shumë të rëndësishme të cilan ndihmojnë në absorbimin e oksigjenit në trup dhe luftimin e radikaleve të lira.

Qershitë, madje dhe bishtat e tyre janë përdorur që kohë më parë për të trajtuar dhimbje e inflamacione të ndryshme.

Ja disa prej vetive të qershive:

  • qershiLehtëson dhimbjet nga artriti
  • Parandalojnë shfaqjen e kancerit
  • Parandalojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës
  • Përmirësojnë problemet e tretjes
  • Rrisin metabolizmin
  • Rregullojnë nivelin e pH në trup
  • Përmirësojnë kujtesën
  • Përmirësojnë problemet me gjumin: pini një gotë lëng qershie para se të flini
  • Janë ideale për lëkurën: veprojnë si agjentë kundër plakjes, i japin ngjyrën rozë fytyrës dhe e bëjnë lëkurën më të shëndritshme.
  • Ulin nivelin e kolesterolit të keq në trup

Bishtat e qersisë nëse i përdorni në formë çaji kanë veti antiseptike dhe diuretike. Ato luftojnë bakteret në trup, ulin temperaturën e lartë, trajtojnë problemet me veshkat dhe gurët në veshka. Trajtojnë dhimbjet e ndryshme reumatizmale etj.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt