Arti, pjesë e ndryshimit për veten dhe shoqërinë

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (5)

Arlinda Gjypi, “Shëndet+”

“Arti është një qasje që i organizon vajzat dhe djemtë për të qenë pjesë e ndryshimit për veten, komunitetin dhe për shoqërinë shqiptare”. Kështu u shpreh z. Brian J Williams, koordinator i Përhershëm i OKB-së dhe përfaqësues i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të ekspozitës së arteve pamore “Gruaja përmes Artit”, e zhvilluar sot pranë Qendrës Rinore dhe e organizuar nga shoqata “Together for Life”.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (17)

“Ju artistë të rinj me punimet tuaja na bëni sot thirrje që të mbajmë përgjegjësitë tona”, iu drejtua z. Williams nxënësve të shkollës së mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë, protagonistë të kësaj ekspozite, të cilët punuan për dy muaj për të sjellë konceptin e tyre për dhunën kundër gruas.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (15)

Ai tha se është detyrë e drejtuesve që ta shohin këtë ekspozitë të nxënësve dhe të reflektojnë për ndryshim. “Kjo është një mënyrë e mirë që ne t’u flasim fëmijëve tanë herës tjetër kur një i afërm, familjar a mik bën një shaka jo të përshtatshme për këtë temë”, u shpreh z. Williams, ndërsa përmbylli se aktivitete të tilla duhet të shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (13)

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, tha se Zoti e natyra e kanë krijuar burrin dhe gruan jo të barabartë, por është pikërisht detyra e drejtuesve të një shteti që të punojnë për t’u siguruar atyre kushte të barabarta jetese. “Duhet të luftojmë më shumë për t’i dhënë gruas më shumë mundësi”, u shpreh Kumbaro, duke theksuar se në këtë rast kishte shumë punë në drejtim të të ashtuquajturit “diskriminimi pozitiv”.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (14)

Ndërsa zv.ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Jurgen van Meirvene, falënderoi të gjithë nxënësit për punimet e tyre. “Si kryetar i jurisë i kam parë punimet tuaja me tepër vëmendje. Në to ka shumë dhimbje. Ka ankth. Ndoshta kjo është edhe e vërteta e trishtuar e stadit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Secili prej nesh ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (10)

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën tuaj dhe t’ju nxis që ta vijoni atë”, u shpreh zv.ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Nora Malaj. Ajo vlerësoi gjithë përpjekjet dymujore të nxënësve të liceut artistik, duke i inkurajuar ata që të përpiqeshin edhe më tepër për të qenë edhe ata vetë promotorë kundër dhunës ndaj gruas.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (8)

Në këtë vazhdë ishte edhe fjala e drejtoreshës së shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, Valbona Gavelli. Ajo u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen në këtë aktivitet ku nxënës e shkollës që ajo drejton kishin punuar duke përcjellë punën dhe idetë e tyre, si dhe duke u bërë pjesë e një lëvizjeje kaq të madhe, si ajo kundër dhunës ndaj gruas.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (12)

Në fund u shpërndanë edhe çmimet. Organizatorët vendosën që të mos japin çmime të para e të dyta, por pesë çmime të barabarta vlerësimi për punët më të mira të nxënësve dhe 3 çmime vlerësimi për shkollën dhe stafin pedagogjik që udhëhoqën artistikisht nxënësit në procesin e krijimit dhe në kurimin e ekspozitës.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (18)

Ceromonia u zhvillua në kuadër të projektit “Ai dhe Ajo krijojnë jetën: Bëje botën portokalli!”, si pjesë e Fushatës Ndërkombëtare UNiTE “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (6) Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (4) Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (3) Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (2) Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (1) Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (16) Aktiviteti 10 maj 2016 Gruaja permes artit (11)

 

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin