Denisa Canameti / Shëndet+
Mungesa e medikamenteve për të sëmurët me HIV AIDS është bërë temë diskutimi në Komisionin e Shëndetësisë. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, deklaroi se “për 10 ditë kanë vdekur 6 pacientë me HIV AIDS nga mungesa e medikamenteve”.
Deklaratës së rëndë të bërë nga znj. Vokshi, Beqaj iu përgjigj vetëm me një fjali “Do ta verifikoj, nuk kam informacione”.
Në fakt ka disa ditë që trajtohet nëpër media mungesa e medikamenteve për të sëmurët me HIV AIDS, të cilët kanë prej 4 muajsh që nuk marrin tre nga medikamentet më kryesore: Aluvia, Ritonavir dhe Atzanavir. Mungesa e këtyre medikamenteve prish skemën e mjekimit të pacientëve dhe ndikon në avancimin e sëmundjes./ https://shendeti.com.al/


