Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Vitaminat janë një pjesë shumë e rëndësishme e mirë funksionimit të organizmit dhe trurit. Në mënyrë që truri të funksionojë siç duhet ka nevojë për një shumëllojshmëri vitaminash, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe parandalimin e sëmundjeve të cakuara që prekin trurin, të tilla si Alzheimer, dementia, çmenduria etj.
Ja cilat janë 5 vitaminat esenciale që mbrojnë trurin:
Vetë vitamina B është e përbërë nga 8 kompjekse të vitaminës B. Ato zakonisht janë të njohura si një grup dhe veprojnë të gjitha sëbashku në trup, megjithëse secila prej tyre ka funksione të veçanta dhe të rëndësishme. Shumica e vitaminave B mbështesin prodhimin e energjisë qelizore nga ushqimet që hani. Thiamina (B1) mbështet funksionin e duhur të sistemit nervor dhe niacina promovon sistemin kardiovaskular. Kompleksi i vitaminave B parandalon humbjen e kujtesës, ngadalëson plakjen dhe lufton depresionin. Ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e neurotransmetuesve që janë thelbësore për shëndetin e trurit.
Ushqimet e pasura me vitaminë B: bishtajoret, perimet me gjethe jeshile, veza, peshku, bananja, karrota, patatet, kikirikët, farat e lulediellit, bizelet etj.
Vitamina C është e domosdoshme për rritjen dhe riparimin e indeve në të gjithë trupin. Ajo luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve dhe mbron shëndetin e dhëmbëve dhe kockave. Vitamina C është një antioksidant që mbron trupin nga dëmtimi që mund të vijë si rezultat i radikaleve të lira, dhe rrit nivelet e serotoninës duke vepruar si qetësues natyral. Vitamina C luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e të mësuarit dhe kujtesës. Ajo mbron trurin nga sëmundjet e tilla si Alzheimer, dementia, çmenduria, goditjet në tru etj.
Ushqimet e pasura me vitaminë C: portokalli, specat jeshile, papaja, grejpfruti, mango, brokoli, domatja, lulelakra, lëngjet e agrumeve etj.
Rrezet e diellit janë burimi më i mirë natyror i vitaminës D. Kjo vitaminë është e rëndësishme për thithjen e kalciumit dhe fosforit në trup, elemente të cilat janë shumë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar. Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e shfaqjes së osteoporozës dhe sëmundjeve neurologjike.
Shumë pak ushqime përmbëjnë sasi të konsiderueshme të vitaminës D, por disa prej tyre janë: salmoni, sardelet, e verdha e vezës, karkalecat, qumështi dhe kosi i fortifikuar, etj.
Vitamina E vepron si antioksidant, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të trupit. Kjo vitaminë është e rëndësishme në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup. Shumë studime kanë treguar se vitamina E është shumë e rëndësishme sepse ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerin, sëmundjet neurologjike, diabetin dhe artritin reumatoid. Truri është ai që përfiton më shumë dobi nga vitamina E. Ai nxit procesin e të kujtuarit.
Ushqimet e pasura me vitaminë E janë: veza, arrat, farat e lulediellit, zarzavatet, patatet e ëmbla, avokado, shpargu etj.
Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vitamina K është efektive në luftën kundër kancerit të mushkërive, prostatës, zorrës së trashë dhe stomakut. Vitamina K është thelbësore për funksionimin normal të trurit.
Ushqimet e pasura me vitaminë K janë: lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, brokoli, lakra e Brukselit etj.
Burimi: Healthy Food Team







