Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Frutat këshillohen të konsumohen sa më shumë, sidomos në stinën e verës ku temperaturat e larta shtojnë mundësitë për t’u dehidratuar dhe për tu rrezikuar nga sëmundje të ndryshme. Një nga frutat e stinës mjaft efikas për trajtimin e shuam problemeve është dhe pjepri.
Pjepri është një nga frutat më të mira dhe të domosdoshme për funksionin e mirë të trupit gjatë sezonit të verës. Vlerat e tij janë unike për metabolizmin, por edhe për pamjen e jashtme.
Pjepri është një frut i dobishëm në verë edhe për freskinë që jep. Ekzistojnë tri lloje pjeprash: ai i verës me lëkurë me relieve, ai me feta si të ndara në sipërfaqe dhe pjepri i dimrit, me lëkurë të gjelbër dhe me tul të tejdukshëm.
Pjepri nuk është vetëm i shijshëm, por edhe i pasur me vlera të cilat rrisin mirëqenien dhe ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm.
Pjepri lufton dehidratimin: duke qënë se është i pasur me ujë ai ndihmon hidratimin e organizmit tuaj, sidomos në verë, kur temperaturat janë tepër të larta. Ju mund të përzieni një tas kos pa yndyrë me një pjesë pjepri për një të shëndetshëm me pak kalori. Ndër të tjera kjo përzierje është pastruese për organizmin.
Përman sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe B: Si shumë lloje të tjera frutash, pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me betakarroten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave dhe në shfaqjen e strijave. Po kështu para ekspozimit në diell, rekomandohet që të konsumoni pjepër, për të përfituar një nxirje më të bukur.
Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe dhëmbëve.
Pjepri si diuretik: Pjepri është freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku, hemorroidet dhe dhimbjet reumatike, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.
Lufton më së miri vapën dhe temperaturat e larta: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe potassium. Pikërisht për këtë, ai ju shërben për të rikuperuar forcat sidomos kur është shumë nxehtë.. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti dizinflamatore, diuretike dhe holluese, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet.
Pjepri antistres: Pjepri është një ushqim që lufton stresin. Një studim i kryer në Itali i atribuon këtë veti antioksidantit të njohur si super oksid dismutasi i cili gjendet në këtë frut.
Pjepri, si produkt bukurie: Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë. Ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën. Përzieni 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht. Aplikojeni në lëkurë si një krem normal. Mbajeni për 25 minuta dhe lani fytyrën si zakonisht.
Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al


