Rama: Mjekët, paga sipas punës

Qeveria shumë shpejt mund të ndryshojë mënyrën e pagesës për mjekët. Sipas kryeministrit të vendit, Edi Rama, të gjithë mjekët do të paguhen sipas volumit të punës dhe jo më me pagë fikse.Edi Rama

“Ne duhet të kalojmë tek shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punë dhe jo rroga fikse, ne duhet të fusim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse”, tha kryeministri.

Një iniciativë tjetër që synon t’i vijë në ndihmë mjekëve, Kryeministri thotë se do të jetë dhe ajo e lejimit të shfrytëzimit të kapaciteteve të spitalit, pas orarit të shërbimit, kundrejt tarifave përkatëse.

Së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Kryeministri Rama ka marrë pjesë në inagurimin e qendrës së re të konsultave ambulatore, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit