Konfirmohen akuzat e Vokshit, gjashtë të vdekur me HIV në QSUT

HIV AIDS

Lajmi për vdekjen e 6 pacientëve me HIV AIDS në QSUT u mbajt i fshehur nga strukturat e spitalit, derisa u bë publik nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Gjatë Komisionit të Shëndetësisë, i cili u organizua para disa ditësh, deputetja Vokshi, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit, deklaroi se “për 10 ditë kanë vdekur 6 pacientë me HIV AIDS për shkak të mungesës së medikamenteve”. (lexo këtu)

Këto akuza janë konfirmuar zyrtarisht nga shefi i shërbimit të infektivit në QSUT, Arjan Harxhi. Z. Harxhi konfirmoi se brenda një muaji në shërbimin e infektivit në QSUT kanë vdekur 6 persona të sëmurë me HIV/AIDS. Dy prej tyre hoqën dorë nga mjekimi me dëshirë.

Sipas të dhënave, mësohet se personat ndërruan jetë në QSUT në periudhën prill-maj. “Për të sëmurët me HIV/AIDS ka mungesa të preparateve, por plotësohen me ilaçe alternative. Mungesat janë jo ndikim i drejtpërdrejtë për shëndetin”, theksoi Harxhi./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë