Myk në lëkurë, ç’duhet të përdorë?

myk ne lekureJam një vajzë 23 vjeçe dhe kam gati 2 muaj që më janë shfaqur myk në zonën e kraharorit dhe krahëvë. Çfarë kremrash mund të përdor?

LINDA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken dermatologe, Suzana Hoxha.
“Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e problemave të para, në mënyrë që të mos agravohet gjendja me infeksione dytësore.
Megjithatë në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, që duhen të përdoren për të paktën 2 javë. Të tilla mund të jenë: solucion Econazol, Econazol. Ketoconazol, etj.
Ndërsa në format e rënda është i këshillueshëm mjekimi sistemik si Lamisili, Sporanox , Nizorali për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale. Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë gjatë, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e problemit”.

 

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?