Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Të gjithë kemi dëgjuar për efektet pozitive të hudhrës në shëndet. Ajo është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet pasur një kujdes i jashtëzakonshëm. Përdorimi i hudhrës në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun sa herë vendosni të konsumoni receta me përmbajtje hudhre. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.am hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit.
Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, por gjithashtu gjen përdorim edhe në sektorë të tjerë siç është ai i bukurisë apo humbjes së kilogramëve.
Duhet ta shtypni hudhrën dhe ta lini për 15 minuta para se ta konsumoni. Merrni 2-3 thelpinj hudhre dhe përziejini me një lugë mjaltë. Konsumojeni çdo ditë në mëngjes. Për shtatë ditë do ta vëreni se keni humbur në peshë. Shumë persona që e kanë praktikuar këtë recetë kanë dëshmuar efekte pozitive.
Para se ta filloni këtë kurë konsultohuni me mjekun!
Burimi: healthyfood/http://shëndeti.com.al


