A është dhimbja e kokës që keni e rrezikshme?! Ja çfarë e tregon këtë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Sëmundjet që lidhen më dhimbjet e kokës të tilla si migrena, sinusiti etj janë më të përhapurat dhe shumë njerëz vuajnë nga ato. Në disa raste dhimbjet e kokës janë kalimtare, por në raste të tjera ato e shtojnë intensitetin e tyre dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm.

Ja disa nga dhimbjet e kokës më të zakonshmet dhe që kërkojnë kujdes më të veçantë:

dhimbje kokeDhimbje koke me pulsim: kjo dhimbje koke quhet ndryshe edhe dhimbja e kokës “bubullime” , kjo lloj dhimbje koke e ndryshon intensitetin e saj në fraksionë minutash. Shpesh këto dhimbje përfshijnë edhe pjesën e qafës dhe mund të shoqërohen me përhumbje dhe të vjella.

Dhimbje koke sa zgjoheni në mëngjes: sipas Fondacionit Kombëtar të Sëmundjeve në SHBA, thuhet se sëmundjet e rënda shpesh shoqërohen dhe dhimbje koke të mëdha që herët në mëngjes. Këto sëmundje mund të jenë tumoret e trurit, apnea e gjumit, presioni i lartë i gjakut etj. Niveli i dhimbjes dhe simptomat mund të ndryshojnë në varësi të individit.

Dhimbjet e rënda nga migrena: këto dhimbje e kanë intensitetin shumë të lartë dhe shpesh bëhen të padurueshme. Ato duan kujdes të veçantë dhe medikamente për t’u qetësuar.

Dhimbjet e rënda nga sinusiti: shpesh këto dhimbje shkaktohen nga një infeksion akut i sinuseve. Dhimbja sillet rreth syve dhe hundës dhe shpesh ngjason me gripin. Këto dhimbje e ndryshojnë intensitetin nga të ulëta në shumë të rënda, në një periudhë të shkurtër kohore.

Burimi: Web MD

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur