Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Me siguri e keni vëne re se si peshqirët e rinj pas disa larjeve e humbin butësinë, pavarësisht nga lloji i zbutësit që përdorni. Fatmirësisht, ekziston një mënyrë për t’i rikthyer butësinë peshqirëve dhe për t’i bërë ata të duken si të rinj.
Uthulla e bardhë e distiluar mund të përdoret në lavanderi për të zbardhur, zbutur dhe larguar erën e keqe të peshqirëve pa i ashpërsuar ato me substanca kimike. Ky ingredient mund të përdoret për të gjitha materialet e peshqirëve.
Uthulla nuk përmban tanin (lëndë që nxirret nga frytet ose lëvoret e disa bimëve dhe përdoret në industri për të regjur lëkurat) dhe kushton lirë.
Ja çfarë mund të bëjë uthulla:
- zbardh rrobat
- heq erën e keqe
- zbut rrobat
- mbron ngjyrat e zeza
- pastron njollat
- largon erën e keqe të duhanit
Udhëzime
Këshilla e parë është që të mos vendosni shumë rroba në makinën larëse, pasi nuk do të lahen mirë. Vendosini peshqirët në makinën larëse dhe shtoni një gjysmë filxhani uthull. Ajo jo vetëm që do t’i zbusë peshqirët, por do të pastrojë edhe makinën larëse dhe do të largojë erën e keqe. Larjen e dytë të peshqirëve duhet ta bëni pa uthull.
Burimi: Healthy Recipes Home / https://shendeti.com.al/


