Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Antibiotikët janë medikamente që përdoren për të parandaluar dhe trajtuar infeksionet bakteriale. Këto medikamente konsiderohen si një nga zbulimet më të rëndësishme në historinë e mjekësisë.
Edhe pse janë të rëndësishëm në mjekësi, studime të ndryshme kanë treguar se nëse përdoren në sasi të tepruar, ata mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin dhe mund të krijojnë rezistencë tek lloje të ndryshme bakteresh, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat e sapolindura. Për këtë arsye, nuk rekomandohet përdorimi në sasi të tepruar i tyre, sidomos pa rekomandimin e mjekëve.
Në vend të tyre mund të përdorni antibiotikë natyral, të cilët janë po aq të mirë sa ilaçet në farmaci, dhe për më tepër nuk shkaktojnë efekte anësore.
Më poshtë do të gjeni një recetë si të përgatisni vetë një antibiotik natyral të fuqishëm:
- 2 speca djegës të freskët
- 2 lugë gjelle pluhur Shafran të Indisë
- 2 lugë gjelle rrepë të grirë
- 700 ml uthull molle
- ¼ filxhan xhenxhefil të ngrirë
- ¼ filxhan hudhra të copëtuara
- ¼ filxhanë qepë të copëtuara
Përgatitjet
- Përzieni të gjitha ingredientët në një enë, përveç uthullës së mollës.
- Shtypini mirë dhe më pas hidhini tek një kavanoz dhe shtoni uthullën e mollës.
- Mbylleni mirë kavanozin dhe tundeni.
Shënime:
Vendoseni kavanozin në një ambient të thatë dhe të ftohtë dhe lëreni aty për të paktën 2 javë. Mos harroni ta tundni herë pas here.
Pas 14 ditësh, kullojeni me anë të një pecete që të dalë veç lëngu. Përzierjen e përgatitur mund ta përdorni në gatime të ndryshme, ndërsa lëngun mund ta përdorni në sallatë të kombinuar me pak vaj ulliri ose mund ta hidhni në gjellë.
Përfitimet shëndetësore të këtij antibiotiku
- Uthulla e mollës është një nga kurat natyrale më të mira që përdoret bashkë me mjaltin.
- Xhenxhefili njihet për vetitë e tij antiinflamatore.
- Shafrani i Indisë ndihmon për largimin e infeksioneve dhe inflamacionin.
- Antibiotiku forcon gjithashtu dystim imunitar.
- Ndihmon me tretjen.


