500 shqiptarë azilkërkues kthehen nga Holanda në 2016-n

Holanda logo

Ditën e Premte, 20 maj 2016, 30 azil kërkues shqiptarë, të cilët nuk dëshironin të ktheheshin vullnetarisht nga Holanda në Shqipëri, janë kthyer forcërisht me një fluturim të posaçëm qeveritar në vendin e tyre të origjinës. Në këtë fluturim ka gjithashtu persona që janë përpjekur të shkojnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme nëpërmjet porteve holandeze. Në këtë fluturim ndodhen edhe 3 emigrantë shqiptarë të kthyer nga Belgjika.

Me këtë fluturim qeveritar, numri total i nënshtetasve shqiptarë të kthyer nga Holanda për vitin 2016 arrin 500 persona, përfshirë këtu si ata të kthyer vullnetarisht, ashtu dhe ata të kthyer forcërisht.

Gjatë vitit të fundit, numri i shqiptarëve të ardhur në Hollandë për të kërkuar azil është rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë katër muajve të fundit të vitit 2015 ka pasur rreth 750 aplikime për azil. Ndërsa gjatë këtij viti deri në mes të majit ka patur 900 aplikime.

Disa prej azilkërkuesve janë persona të ardhur në Holandë nëpërmjet një tjetër vendi të BE-së. Shumë prej tyre kanë rrugëtuar për shkak të një keqinformimi të shpërndarë ndërmjet të tjerash edhe nëpërmjet kanaleve të trafikimit njerëzor dhe trafikantëve në Evropën Perëndimore, në kërkim të mundësive më të mira ekonomike.

Në fillim të këtij viti, Holanda dhe Shqipëria ranë dakord që kthimi i azilkërkuesve në të ardhmen të bëhej edhe me grupe, në mënyrë që personat që nuk duan të kthehen vetë, të kthehen më shpejt; ndërsa më parë kjo gjë bëhej nëpërmjet fluturimeve normale. Midis Shqipërisë dhe Holandës ekziston një bashkëpunim shumë i mirë në fushën e migraconit dhe rikthimit mbi bazën e marrëveshjeve evropiane që ka Shqipëria me Bashkimin Evropian. Kjo është një mënyrë e re e të punuarit së bashku ku të dyja vendet dëshirojnë të luftojnë në mënyrë më efektive qëndrimin e paligjshëm. Ato gjithashtu shpresojnë të dekurajojnë emigrantët ekonomikë të cilët synojnë të vijnë në Holandë dhe t’i ndërgjegjësojnë për politikën holandeze të migracionit, në mënyrë që të mos krijojnë përshtypje të gabuara.

Kërkesa e një nënshtetasi shqiptar për të fituar azil në Holandë pothuajse s’ka asnjë shans për t’u pranuar. Sikurse vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta të origjinës, listë e cila iu dërgua në nëntor të 2015-s Parlamentit Holandez nga zv.ministri për Sigurinë dhe Drejtësinë, z.Dijkhoff. Vendet e listuara në atë dokument janë vende të sigurta për t’u rikthyer. Në praktikë, kjo nënkupton që zyra e Shërbimit të Imigracionit dhe Natyralizimit mund t’i përpunojë më shpejt kërkesat. Si rrjedhim, azilkërkuesit nga këto vende në shumicën e rasteve marrin një vendim të shpejtë dhe duhet të largohen menjeherë. Në rast apelimi të një vendimi të tillë, azilkërkuesi nuk mund të presë për vendimin përfundimtar në Holandë. Në rastin e një vendimi negativ, shtetasi i huaj merr një ndalim hyrjeje në Holandë dhe gjithë vendet e tjera të BE-së për 2 vjet. Për shkak të zbatimit të ashtuquajturës “politika e gjurmimit”, që prej 1 marsit 2016 kërkesat për azil nga vendet e sigurta të origjinës trajtohen me prioritet nga Shërbimi i Imigracionit dhe Natyralizimit.

Shqiptaret të cilët kthehen vullnetarisht dhe në mënyrë të pavarur në vendin e tyre të origjinës nuk do të marrin asnjë mbështetje tjetër për shkak të sistemit të liberalizimit të vizave. Nënshtetasit e huaj me qëndrim të paligjshëm janë vetë përgjegjës për rikthimin e tyre. Personat që kanë nevojë të organizojnë rikthimin e tyre mund të aplikojnë tek Shërbimi i Riatdhesimit dhe Largimit (DT&V). Nëse një i huaj nuk dëshiron të kthehet vullnetarisht, Shërbimi i “Riatdhesimit dhe Largimit” do të aplikojë rikthimin me forcë.

Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë tek:

Tel: (04) 2240826/8

Fax: (04) 2232723

E-mail: tir@minbuza.nl

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë