Personat që jetojnë më gjatë kanë këto 5 karakteristika

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Studime të ndryshme të kryera për dekada të tëra i kanë lidhur karakteristika të veçanta të personalitetit me jetëgjatësinë. Disa prej tyre, duke filluar nga të qenit miqësore deri tek qëndrueshmëria emocionale, mund të jenë të shkruara në gjene.

Studimi thotë që pak njerëz janë të aftë të kuptojnë nëse i kanë këto karakteristika, por shokët e ngushtë do t’ju jepnin përgjigjen e saktë nëse jeni të tillë apo jo.cift

Lexoni më poshtë (do të ishte mirë së bashku me një mik) për të parë nëse posedoni ndonjë ose të gjitha këto karakteristika:

Të vetëdijshëm – Njerëzit që janë më pak të gatshëm të rrezikojnë e të luajnë me fatin, por që pëlqejnë ta çojnë deri në fund atë që kanë nisur, jetojnë më gjatë se të tjerët.

Të sinqertë – Njerëzit që janë më të gatshëm të mirëpresin ide të reja, koncepte të reja,  pa u mbyllur brenda atyre që kanë për momentin, janë mes fatlumëve që jetojnë më gjatë.

Qëndrueshmëri emocionale – Studimi 75-vjeçar vërtetoi se kjo veçori vlen më shumë për femrat. Sidomos femrat me qëndrueshmëri më të lartë emocionale, që kanë më pak gjasa që t’u luhatet humori, që reagojnë më me ftohtësi ndaj problemeve të ditës, mund të kenë më shumë vite para tyre.

Të qenit miqësor – aftësia për të krijuar miqësi e për t’u përshtatur me njerëzit është një veçori e personave që jetojnë më gjatë. Ky tipar, që është vënë në dukje edhe nga studime të mëparshme, është konfirmuar edhe këtë herë.

Aftësia për të shprehur ndjenjat – shkencëtarët zbuluan se personat e moshës nga 95 deri në 100 vjeç, të cilët ishin marrë nën studim, ishin më të prirur t’i shprehnin hapur emocionet me njerëzit e tjerë. Edhe pse studimi pranon që ky tipar vlen për shumicën e personave që kanë arritur të 90-at.

Burimi: Business Insider/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin