Pyet mjekun: Kam probleme në zonën intime, ç’të bëj?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Facebook: Gazeta Shëndeti

Përshëndetje. Jam një vajze 19 vjeçe. Nuk e kam nisur ende aktivitetin seksual. Përpiqem të ruaj higjienën e vetes. Ndërrohem të paktën dy herë në ditë. Megjithatë ka disa kohë që ndiej një shqetësim. Sikur ndjej një erë të pakëndshme në pjesët intime. Ndoshta është problem që e kam me veten, depilim ne zonen intimemegjithatë mua më shqetëson. Dua të pyes çfarë e shkakton erën e keqe vaginale dhe si mund të trajtohet?

Përgjigjet mjeku obsetetër-gjinekolog Rustem Celami

Infeksionet vaginale karakterizohen nga irritimi i organeve gjenitale, sekrecione vaginale, erë të keqe, kruarje përreth vaginës, dhimbje gjatë aktit seksual (megjithëse ju nuk e keni nisur aktivitetin seksual), gjakosje, djegie urine apo kombinime të tyre.

Normalisht këto kërkojnë trajtim nga specialisti, sepse duhet bërë edhe analiza laboratorike e këtyre sekrecioneve dhe më pas të jepet trajtimi i duhur si në medikamentin specifik, dozën përkatëse dhe për sa kohë duhet të merret mjekimi. Në disa raste kërkon mjekim të kombinuar. Kështu që personeli mjekësor vazhdon të këshillojë pacientët që të mos marrin mjekim pa vizitën te mjeku.

Sepse infeksionet me shkaktarë bakterialë duhet të trajtohen me antibiotikë, ata me origjinë fungale trajtohen me antimykotikë, ato me origjinë virale me antiviralë etj.

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë