QSUT u përplas “derën” punonjësve dhe specializantëve të saj

QSUT parkim (11)Punonjësit e QSUT-së do paguajnë tarifë për vendparkimet e tyre. Mjekët dhe infermierët kundër urdhrit të drejtorisë së QSUT-së për pagesën e 100 lekëve për parkimin e automjeteve

Esido Barkaj

Mjekët, infermierët dhe specializantët e qendrës spitalore më të madhe në vend tashmë do të duhet të paguajnë nëse duan të parkojnë makinat e tyre në ambientet e QSUT-së. Ndërsa kanë dashur këtë mëngjes të fusin makinat në vendin e tyre të punës, nga punonjësit e parkimit u është kërkuar që të bëjnë pagesë edhe për parkimin. Megjithëse një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë institucion, drejtoria e konsideron si normale duke u shprehur se në këtë mënyrë do të sistemojë trafikun brenda ambienteve të spitalit. Sipas këtyre burimeve është e papranueshme fakti që një urgjencë duhet të presë me minuta deri sa të hapet rruga që shpeshherë bllokohet nga makinat e mjekëve, pedagogëve apo dhe të studentëve të infermierisë dhe të mjekësisë.

Pagesa shkon në 3500 lekë të reja në muaj në rast se ata kërkojnë një vend të rezervuar. Dhe një gjë e tillë si për ironi (tashmë e praktikuar gjerësisht nga administrata e QSUT-së) rezulton të jetë edukimi i personelit mjekësor. “Përmes këtij urdhëri nuk po penalizojmë punonjësit, por po kërkojmë të vendosim rregull në sistemimin e parkimeve të brendshme duke i dhënë fund një herë e mirë kaosit që shkaktojnë automjetet”, shprehen burimet zyrtare të drejtorisë. Nuk shpjegohet se ç’lidhje ka pagesa me rregullimin e kaosit, gjithsesi që sot e tutje, asnjë punonjës i kësaj qendre nuk do të mund ta fusë makinën brenda pa paguar.

Specializantët që janë ankuar në drejtori për këtë vendim mësohet të kenë marrë thjesht përgjigjen: “paski lekë për makinë dhe s’keni 100 lekë për parkim?!”

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri