Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Vaj kungulli është një vaj jashtëzakonisht i dobishëm, kështu që përdorimi i tij i përditshëm mund të japë efekte shëndetësore fantastike. Ai përmban më shumë se 60% acide yndyrore të pangopura, dhe është i lartë në vitamina C, E, A dhe K.
Ky vaj gjithashtu përfshin vitamina të grupit B, minerale (kalcium, fosfor, kalium, magnez), proteina, mangan, hekur, zink, lektin, dhe oksid salicili.
Këto janë disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore:
Rregullon problemin e prostatës së zgjeruar
Trajton infeksionet e kanaleve urinare tek burrat dhe gratë
Përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës
Rregullon nivelet e kolesterolit
Ndihmon me sëmundjet kardiovaskulare
Ndihmon në reduktimin e parazitëve të zorrëve dhe lehtëson simptomat e sindromës së zorrës së irrituar
Rrit funksionin normal renal
Përmirëson sistemin imunitar
Ka efekt pozitiv në përmirësimin e shikimit
Ndihmon në përmirësimin e djegieve dhe problemeve të ndryshme të lëkurës
Ndalon rënien e flokëve etj.
Si mund ta përdorni vajin e kungullit për qëllime terapeutike?
Për 3 muaj merrni 2 lugë vaj kungulli 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Në 6 muajt e ardhshëm deri në 2 vjet, merrni 1 lugë gjelle në ditë.
Është shumë e rëndësishme të mos e ndërprisni terapinë gjatë javëve të para, derisa simptomat e pakëndshme lidhur me urinimin të zhduken, terapia duhet të vazhdojë të paktën për 6 muajt e ardhshëm.
Shënim: Nëse vuani nga hiperplasia apo prostata do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun përpara se të përdornit vajin e kungullit për qëllime terapeutike.
Burimi: healthyfoodhouse/https://shendeti.com.al


