Tharje të syrit,a ndikojnë lentet

sy 2

Jam një djalë 26 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi që më është shfaqur para disa ditësh. Prej disa kohësh përdor lente kontakti, por këto ditët e fundit sytë më thahen shumë dhe ndonjëherë kam kruarje. Doja të dija nëse ndikon përdorimi i lenteve të kontaktit në shfaqjen e këtyre problemeve, çfarë duhet të bëj dhe çfarë komplikacionesh mund të shfaqen?

ALTINI

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken okuliste Alketa Myrtezai:

“Nga sa përshkruani mendoj se ju shfaqni simptoma të asaj që njihet si sindroma e syrit të thatë. Përdorimi i lenteve të kontaktit për një kohe të gjatë mendohet të jetë një nga shkaktarët e shfaqjes së këtyre problemeve, ose më saktë të acarimit të simptomave. Prandaj personave që përdorin lente kontakti ne u rekomandojmë që të përdorin lot artificial gjatë ditës, ndërsa gjatë natës mund të përdorin lot artificial në formë xheli, që është mënyrë më komode dhe më efikase. Përsa i përket pyetjes suaj se çfarë komplikacionesh mund të shfaqen, do ju thoja se pasojat variojnë nga një irritim i vazhdueshëm i lehtë i syrit deri në infeksionet e syrit që prekin konjunktivat e tij”.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?