Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta
Shumë njerëz përdorin mënyra të ndryshme për të mbajtur të freskët ajrin në shtëpinë e tyre. Kjo ndonjëherë mund të jetë e bezdisshme, sepse ajri i freskët jo gjithmonë zgjat dhe ju nuk mund të shpenzoni para vazhdimisht. Kjo mënyrë ju ndihmon të jetoni gjithmonë nën aromat e këndëshme dhe mbi të gjitha pa harxhuar para dhe pa u ekspozuar ndaj aromatikëve plot kimikate.
Përbërësit që do t’ju nevojiten:
- 10 pika vaj kokosi
- 1 shishe spray të pastër
- 1 lugë çaji sodë buke
- 500 ml ujë të distiluar
Hidhni përbërësit brenda ujit të distiluar. Vendoseni atë në shishe spray dhe spruconi sa herë të doni. Shtëpia juaj do të mbushet me aromë të freskët për një kohë të gjatë dhe të qëndrueshme.
Burimi: goodmorningcenter/http://shëndeti.com.al


