Miratohet lista e re e barnave të rimbursueshme, hyn në fuqi më 1 qershor

Qeveria ka miratuar listën e re të barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.ilace1

Në të janë shtuar 60 medikamente të reja të nevojshme për sëmundjet e gjakut, diabetit dhe hipertensionit. Edhe këtë vit, rimbursimi i barnave bëhet në masën 50-100% për disa kategori në nevojë.

Lista e parë e barnave rimbursohet në masën 100%, ndërsa lista e dytë e barnave sipas klasifikimit ATC, në masën 50% deri në 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të dhëna në pasqyrën 1 si më poshtë.

Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për “miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8%, për tregtimin me shumicë, dhe 24% për tregtimin me pakicë”.

Për rimbursimin e barnave do të merret Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili do të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste. Vendimi është publikuar dje në Fletoren Zyrtare, ndërsa hyn në fuqi më 1 qershor./ https://shendeti.com.al/

Lista e plotë e barnave të rimbursueshme

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit