Koncerti “Tungjatjeta” mbledh fonde për shërimin e Xhuljanës

tungjatjeta

Denisa Canameti / Shëndet+

Kanceri “zgjedh”! Por në përzgjedhje nuk pyet nëse je i rritur, fëmijë, grua, burrë, president apo një qytetar i thjeshtë.

Pak kohë më parë, “e zgjedhura” e tij ishte edhe Xhuljana, e cila e festoi 18-vjetorin e shtrirë në një krevat të ftohtë spitali.

“Ky paska qenë fati im”, tha.

E në atë kat ndodheshin dhe shumë të “përzgjedhur” të tjerë, të cilët, si ajo, ishin dorëzuar e që si Luli i vocërr zgjasnin dorën për pakëz “kurë”.

Epo, jo miq! Unë refuzoj të pranoj që pamundësia ekonomike t’u vjedhë atyre jetën, teksa janë me fat që ndryshe nga shumë të tjerë, kanë mundësinë (nga ana mjekësore) të çlirohen prej tij.

Unë e di që dy sytë e Xhuljanës, ashtu sikurse dhe të 6 të tjerëve të zgjedhur nga ne, pafajësisht dhe pa vetëdije, besojnë në mrekulli.

Ëndrra e tyre është të jetojnë, ndaj le të përpiqemi me sa mundësi kemi, t’ua bëjmë ëndrrën realitet.

Nisma TUNGJATJETA (nismë e të rinjve shqiptarë) organizon më 31 maj ora 18:30 një koncert bamirësie në Qendrën Kulturore, pranë Katedrales Ortodokse, Tiranë.

Por kësaj nisme kaq fisnike, pjesë e së cilës janë bërë me kënaqësi këngëtarët Aleksandër Gjoka, Gent Bushpepa, Lorenc Hasrama, Andi Nika, Erik Lloshi, Anxhela Peristeri e shumë të tjerë, i mungon diçka që ata të mund të festojnë fitimtarë.
MUNGONI JU MIQ!

Le t’i japim së bashku zë mrekullisë!

Ne mund t’ia dalim!

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit