A janë të mira misrat për shëndetin? Ja ç’thotë mjekësia!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

misra oNutricionistët rekomandojnë konsumimin e misrave, sidomos  të ziera, në ushqime, sallata ose në supa, pasi kështu ne mund të përfitojmë gjithë të mirat që misri ka. Ato i bëjnë mirë shëndetit në shumë aspekte.

Misri është një nga ushqimet më karakteristike të kësaj stine dhe konsumimi i tij është në masë, nëpër rrugët e qyteteve, në plazhe dhe në vende të tjera turistike ku ka shumë njerëz.

Misrat janë të mira për diabetin, pasi përmbajnë karbohidrate tepër rezistente, të cilët ndikojnë në funksionin e insulinës, për trurin në sajë të vitaminës B që përmbajnë me shumicë.

Jo vetëm kaq, por misrat mbrojnë zorrën e trashë nga kanceri, sikundër mbrojnë dhe shikimin, pasi janë të pasura me luteinë dhe beta-karroten.

Misrat përmbajnë:

Vitamina C dhe të kompleksit B duke u kthyer kështu një ushqim i shkëlqyer për zemrën. ­

Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin. ­

Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke parandaluar probleme si kapsllëku dhe hemorroidet.

Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak

Burimi: Healthyfood/http://http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve