Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Shalqiri është një nga frutat më të preferuara dhe të shëndetshme të verës. Ai është i pasur me lëndë ushqyese të shëndetshme, me antioksidantë, likopen, vitamina dhe minerale. Shalqiri e mban trupin të hidratuar dhe e pastron atë nga të gjitha toksinat.
Mbase nuk e dinit, por edhe lëkura e shalqinit është po aq e shëndetshme sa dhe vetë fruti. Ajo është e pasur me antioksidantë, me vitamina A, C dhe B6 dhe minerale si magnez, kalium dhe zink. Sipas dietologëve rreth 95% e vlerave ushqyese të shalqinit gjenden pikërisht në lëkurën e tij.
Rrit masën muskulare: shalqini dhe lëkura e tij janë të pasura me kitrulinë, aminoacid i cili ndihmon në ndërtimin e muskujve, sidomos pas palestre. Merrni lëkurën e shalqirit (vetëm pjesën e bardhë, hiqeni jeshilen) dhe bëjeni sallatë bashkë me mish pule apo ton peshku.
Ndihmon të bini në peshë: lëkura e shalqinit ka veti diuretike, ajo ju ndihmon të eleminoni ujin e tepërt nga trupi, ju largon oreksin dhe për pasojë ju ndihmon të bini në peshë. Shtoni lëkurën e shalqinit në sallatra të ndryshme.
Rregullon presionin e lartë të gjakut: konsumoni shalqi sebashku me lëkurën e bardhë të tij çdo ditë dhe niveli i presionit të gjakut do t’ju normalizohet.
Parandalon infeksionet e traktit urinar: duke qënë se shalqini sëbashku me lëkurën e tij janë të pasura me ujë, ato nxisin urinimin dhe largojnë toksinat nga trupi. Ato ruajnë funksionin normal të veshkave gjithashtu.
Sipas studimeve, likopeni i gjendur në shalqin mund të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene gjithashtu. Ai pengon zhvillimin e kancerit të prostatës deri në 34%. Duke qënë se është një antioksidant shumë i fuqishëm, likopeni ju mbron edhe nga kancere të tjera si ai i stomakut, pankreasit, zorrës së trashë ezofragut, qafës së mitrës etj.
Burimi: Healthy Food Team


