Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme duhet t’i kontrollojnë mirë përbërësit që mund të ndodhen tek vaji ose kremi për stimulimin e nxirjes së trupit, pasi mund t’ju shkaktojnë probleme me lëkurën. Vaji i kokosit, në anën tjetër, nuk përmban përbërës të dëmshëm, që mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj, sipas provave të bëra.
Vaji i kokosit ushqen lëkurën
Ndryshe nga kremrat e zakonshëm për nxirrje, vaji i kokosit e mban lëkurën të hidratuar gjatë procesit ët marrjes së rrezeve, madje edhe disa orë pas aplikimit. Ky vaj parandalon tharjen dhe rrudhjen e lëkurës dhe sikurisht ju siguron nxirje të shkëlqyer.
Zhvillon shtresën mbrojtëse
Vaji i kokosit formon një shtresë mbrojtëse në lëkurë, shtresë e cila i mban rrezet e dëmshme UV jashtë lëkurës suaj.
Ndihmon në nxirje më të shpejtë të lëkurës
Vaji i kokosit absorbohet shpejt në lëkurë dhe nxit prodhimin e melaninës në sipërfaqen e lëkurës. Pra, me përdorimin e vajit të kokosit duhet të kaloni më pak kohë në diell për një lëkurë më të bukur e më të nxirë.
Mënyra e përdorimit të vajit të kokosit
Aplikoni vaj në tërë trupin duke e masazhuar me gishta. Gjatë marrjes së rrezeve, çdo gjysmë ore shtoni nga një shtresë të re vaji. Për rezultate më të mira, përdorni vaj organik të kokosit. Variantet e rafinuara të këtij vaji nuk i përmbajnë të gjithë përbërësit e dobishëm. Por, duhet ta dini se vaji i kokosit nuk është edhe aq mbrojtës i mirë nga rrezet ultraviolete, sidomos në rast të ekspozimit të gjatë ndaj tyre. Përveç vajit, përdorni edhe krem me factor mbrojtës 30. Për rezultatet më të mira, përzini kremin me vaj kokosi disa minuta para se të dilni për të filluar plazhin.
Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al


