Kanceri i lëkurës, ja cilat janë shenjat e hershme!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

melanomaPavarësisht avancimeve të pabesueshme të teknologjisë mjekësore dhe kërkimit, kanceri mbetet një nga problemet kryesore të shëndetit. Melanoma është një nga llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës dhe është më e rrezikshme, sidomos kur personi i prekur, nuk i kap simptomat e hershme.

Zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës ka shumë rëndësi për shërim të suksesshëm, ndërkaq edhe me kontrollimet që i bëni vetë vetes, mund të shpëtojnë jetën tuaj.

Kjo sëmundje e lëkurës lidhet me nishanet në trup apo njolla të tjera të shkaktuara nga dielli dhe nëse neglizhohet ka pasoja fatale, ndaj dermatologët rekomandojnë që individët të kontrollojnë herë pas here nishanet si përsa i përket ngjyrës ashtu dhe dimensioneve të tyre.

Melanoma në përgjithësi zhvillohet shumë më shpesh tek njerëzit e moshuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të rinjtë janë të përjashtuar.

Sipas “American Cancer Society”, para moshës 40 vjeç, rreziku është më i lartë për gratë, ndërsa pas kësaj moshe rreziku është më i lartë tek meshkujt.

Nishanet lexohen ose vetëkontrollohen duke përdorur alfabetin e mëposhtëm. “A – asimetria, pra njëra gjysmë nuk përputhet me gjysmën tjetër. B – border (vijë kufitare, jo e rregullt). C – color (ngjyra nuk është uniformë ose ekzistojnë disa ngjyra brenda nishanit si kafe, e zezë, e kuqe, etj). D – diametri (melanomat janë zakonisht më të mëdha se 6 mm). E – evolimi (ndryshime që vërehen me kohë në madhësi, formë, ngjyrë).

A shfaqet melanoma tek kushdo?
Melanoma mund të shfaqet tek të gjithë ne, megjithatë më të rrezikuar janë ata që kanë më shumë se 50 nishane në trup, personat biond ose me flokë të kuq; ata që gjatë periudhës së fëmijërisë janë djegur disa herë në diell; ata që kanë kryer seanca solari; ata që kanë pasur më parë melanomë, ndonjë kancer tjetër lëkure, kancer gjiri ose të gjëndrave tiroide.

Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?