Ja cila është mënyra më e mirë për të rritur nivelet e dopaminës në trup!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dopamineeDopamina është një neurotransmetues, një kimikat që është përgjegjës për transmetimin e sinjaleve mes qelizave nervore të trurit (neuroneve). Dopamina është thelbësore për ruajtjen e niveleve të duhura të humorit, ndjenjat e optimizmit, motivimit, madje edhe ndjenjës së kënaqësisë, lumturisë dhe euforisë.

Nëse ndjeni sikur ju mungon një nga këto emocione,  mund të thuhet me siguri se vuani nga mungesa e dopaminës. Megjithatë, ju nuk duhet të ndjeheni të bllokuar nga emocionet negative, në këtë artikull mund të gjeni disa mënyra natyrale që mund t’ju ndihmojnë të rregulloni nivelet e dopaminës në gjak.

Mënyrat natyrale për të rritur dopaminën përfshijnë disa ushqime dhe një dietë të shëndetshme.

Dopamina prodhohet nga amino acide të caktuara, për këtë arsye, është e rëndësishme që disa prej këtyre aminoacideve të përfshihen në dietën tuaj për të shmangur një mangësi dopamine.

Një amino acid thelbësor që rrit dopaminën është L-fenilalanin. Duke qenë një amino acid thelbësor, trupi nuk mund ta prodhojë atë vetë dhe duhet të merret nga ushqimi. L-fenilalanin konverton në tirosine të cilat pastaj konvertohen në dopaminë.

Një studim i publikuar në revistën “Brain Research” gjeti se kur nivelet e tirosinës ishin të ulta, trupi nuk mund të prodhonte mjaft dopaminë. Pra, konsumoni sa më shumë:

  • Mish
  • Produktet e qumështit
  • Bajame dhe arra
  • Disa fara të tilla si farat e susamit, farat e lulediellit dhe fara kungull
  • Produktet e sojës

Të gjitha këto ushqime përmbajnë l-fenilalaninë.

Burimi: healthyandnaturalworld/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët